Napoli eliminohet nga Liga e Evropës

Skuadra e Napolit është eliminuar nga Liga e Evropës, përkundër fitores në ndeshjen e kthimit kundër Granadas.

Napoli triumfoi 2:1 të enjten mbrëma, rezultat ky që nuk mjaftoi për të avancuar në 1/8 e finales të Ligës së Evropës pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 2:0.

Golat për Napolin i shënuan Piotr Zielinski (3’) e Fabian Ruiz (59’) kurse Angel Montoro (25’) realizoi për Granadan.

Kështu që, me rezultatin e përgjithshëm 3:2 ka avancuar tutje ekipi nga La Liga që eliminoi në 1/16 e finales Napolin.

Në ndeshjen e kthimit, te Napoli gjatë tërë ndeshjes është aktivizuar qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Ndërkohë, Elseid Hysaj nuk ishte fare në ekip për shkak të lëndimit.