KFOR-i me stërvitje me helikopterë të shumtë në gjithë Kosovën

KFOR-i paralajmëroi se sot do të zhvillojë një stërvitje rutinë trajnimi me helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën.

Sipas njoftimit, ky ushtrim do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere.

Realizimin e kësaj stërvitjeje, KFOR e mbështet me mandatin e garantuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.