Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit.
Ajo solli një bashkëpunim me këngëtarin Flori dhe producentin Cricket të titulluar “Magdalena” – këngë e cila u prit shumë mirë nga publiku.
Ndërkohë, 24-vjeçarja po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, reperja me prejardhje nga Prizreni ka publikuar disa fotografi të reja mjaft provokuese për fansat e saj.