Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur sot se pas bastisjes së disa lokacioneve kanë arrestuar 12 persona dhe kanë sekuestruar 400 mijë euro.
Lumezi në një konferencë për media bëri të ditur se në muajin janar ka filluar grumbullimi i provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast, ndërsa arrestimi i 12 personave është bërë për keqpërdorim dhe shpërdorim detyre, marrje dhe dhënie ryshfeti etj.
Prej të arrestuarve, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë.
“Gjatë këtyre aksioneve kemi sekuestruar shuma të mëdha të të hollave, vetura, kompjuter, llap-top, telefona etj… të cilat na shërbejnë për hetime”, tha Lumezi.
Ai më tej njoftoi se bëhet fjalë për 400 mijë euro të sekuestruara.
Kryeprokurori i shtetit më tej tha se aksione të tilla do të ketë ditëve në vijim.