Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Komunën e Istogut i cili është i shtrirë edhe në disa lokacione të tjera.
Kryetari i kësaj komune, Haki Rugova, ka thënë për klankosova.tv se ka qenë i informuar se do të ketë një aksion, por nuk e di se për çka saktësisht bëhet fjalë.
“Nuk kam informata. Është aksion të cilin e ka bërë policia. Është obligim i tyre. Policia kanë qenë jashtëzakonisht korrekt. Më kanë informuar më herët”.
Rugova ka thënë se nuk di detaje të këtij aksioni, por ka shtuar se beson se është i njëjti aksion që ka nisur në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë (ku edhe ka të arrestuar) dhe po vazhdon edhe në disa lokacione të tjera.