Nënkryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se largimi i Vjosa Osmanit nga ky subjekt, të cilit të dy i përkisnin, iu kushtoi politikisht.
I pyetur në Rubikon me Adriatik Kelmendin lidhur me këtë çështje, ai u përgjigj:
”Po shihet që i ka kushtu”.
”Kam qenë edhe në fillim i këtij mendimi, kam besuar që është i panevojshëm largimi i saj nga pozita e nënkryetares, por dhe nga partia”.
”Duke qenë Kryetare e Kuvendit edhe ne e kemi zgjedhur nënkryetare në kohën kur e kemi nominuar për kryeministre”.
”Duke qenë Kryetare e Kuvendit ka qenë pjesë e marrëveshjes LDK-VV, edhe pozita, se nuk e ka marrë falë”.
”Moszbatimi i vendimit të shumicës, që ia dha atë mundësi që ta humbë pozitën e nënkryetarës por që LDK-së ia humbi një kuadro, që më vonë po shihet që politikisht i ka kushtuar”.
”Unë kam votuar kundër, dhe e pata bërë publike”.
”Pata votuar kundër largimit të Osmanit dhe të tjerëve. LDK e ka këtë mënyrë që e pranon mendimin e kundërt dhe votën e kundërt. Unë kam pasur guximin ta them”.
Ndërkaq lidhur me reagimin që ka bërë së fundi ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, Lutfi Haziri, nuk deshi të komentoi gjatë, njofton Klan Kosova.
”Mundësia me dhanë fjalën, me shprehë qëndrim, edhe me votu mirë, kundër, për, abstenim, ka ekzistuar gjithmonë. Nuk është mohuar asnjëherë nga asnjë lider. Dhe nuk ka asnjë presion në votë”.