Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse subjektet opozitare imitojnë Vetëvendosjen.
Ai në “Debat Plus” ka thënë se opozita e re nuk do të duhej të kishte frikë ta dërgojë vendin në zgjedhje duke mos marrë pjesë në votimin e presidentit.
“Më mirë një kuvend monist se sa një kuvend fiktiv. Pra më mirë të shkohet përsëri në zgjedhje dhe t’i fitojë të gjitha vendet Vetëvendosje”, tha ai.
Molliqaj ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka thënë se e kanë ditur se në këto zgjedhje nuk mund të marrin 5% të votave për të kaluar pragun zgjedhor.