Bitcoin gjatë fundjavës së kaluar shënoi vlerën më të lart deri më tani, pothuajse dyfish nga viti i kaluar.
Mirëpo, sot ka rënë nën nivelin e 50 mijë dollarëve, gjë që është zhvlerësimi më i shpejtë që ka ndodhur për këtë kriptovalutë.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht Bitcoin po tregtohet me 48 mijë dollarë.
Të dhënat tregojnë, se Bitcoin brenda një jave kishte rënie prej 2 për qind, ndërsa brenda 24-orëve u vlerësua me mbi 13 për qind.
Gjatë të shtunës së kaluar, kriptovaluta arriti rekordin prej 58 mijë dollarëve.
Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.
Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.4 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin përbën mbi 60 për qind të tregut.