Kosova mbajtur zgjedhjet më 14 shkurt, të cilat i ka fituar Lëvizje Vetëvendosje. Kjo parti ka proklamuar se do të ketë ndryshime, duke përshirë edhe përkrahjen edhe kategori të skemave sociale.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, vlerësoi se nuk duhet të ketë fuqizim të temës së çështjeve sociale, po një orientim të qartë ekonomik.
“Droja është se buxheti aktual nuk mund të bartë koston e implementimin të skemave sociale, të proklamuara”, tha Zeka në emisionin “Subvencion’ për RTK.
Sipas tij në të ardhmen, nëse kemi implementim mund të kemi ndryshim të normave të tatimit.
Zeka vlerësoi se qeveria e ardhshme do të shtyjë përpara procesin e dialogut, sa i përket çshtjeve ekonomike.