Kosova mbajtur zgjedhjet më 14 shkurt, të cilat i ka fituar Lëvizje Vetëvendosje. Kjo parti ka proklamuar se do të ketë ndryshime, duke përshirë edhe përkrahjen edhe kategori të skemave sociale.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu theksoi se zgjedhjet në Kosovë të 14 shkurtit, janë fituar nga individi dhe jo programi.
Sipas tij nuk dihet se cilat janë format që do të jenë prioritet i qeverisë së ardhshme. “Bashkërisht mund të adresojmë të gjithë problemet, emëruesi i përbashkët është sundimi i rendit dhe ligjit”, tha ai në emisionin “Subvencion’ për RTK.
Sipas tij qeveria e re do të ketë shumë sfida të cilat janë të natyrave të ndryshme. “Është koha që të bëhet më shumë për shtet, politikanët të mendojnë për shtet dhe jo për grupe të interesave të caktuara”, tha ai.