Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 65 mijë e 982, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 571 raste, shkruan Gazeta Stop.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 57 mijë e 941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 470.
Me 11 shkurt, Qeveria në detyrë e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat e reja antiCOVID.
Me vendimet e reja, orë policore nuk do të ketë në asnjë qytet të Kosovës, studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objekte të fakulteteve, derisa orari i punës së operatorëve ekonomikë në gjithë Kosovën do të jetë nga ora 05:00 deri në 22:00.
Mes tjerash në njoftim është thënë se në tubimet publike, të organizuara në ambiente të hapura mund të marrin pjesë 80 persona, derisa në ato të mbyllura deri në 50 persona, për dallim nga 30 persona sa janë lejuar në hapësira të mbyllura dhe 50 në ato të hapura deri më tani.