Pas tërmetit me intensitet 2.5 shkallë të Rihterit që e goditi jugun e Gjilanit, pasditen e të shtunës, kryetari i komunës Lutfi Haziri ka bërë të ditur se nuk ka vend për panik duke apeluar qytetarët për qetësi.
Ai ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka raportime për dëme materiale e as në njerëz.
Haziri është shprehur se janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin Sizmologjik të Kosovës i cili ka raportuar për karakteristikat e kësaj lëkundjeje.
Shtabi i Emergjencave Civile në Gjilan apelon qytetarët që të mos shqetësohen pasi mund të ketë sërish dridhje të vogla të cilat vijnë pas goditjes së parë si aktivitet tektonik.