Të merrni celularin me vete në tualet nuk është ide e mirë. Ju thjesht po i shtoni më shumë mikrobe.
75% e amerikanëve kanë pranuar se përdorin telefonin e tyre në tualet.
Por, duhet të dimë se telefonat tanë janë kënde lojërash për mikrobet. Celularët mund të marrin mikrobet me shumë sukses dhe t’i transferojnë në zonat tuaja private. Ata gjithashtu mund të marrin mikrobe nga sipërfaqja e banjos ndërkohë që ju lani duart.
Ju lani duart por nuk lani celularin, që do të thotë bakteret transferohen sërish në duar pasi prekni telefonin.
Sipas mjekëve, ulja diku nga 1 deri në 15 minuta në tualet është normale. Nëse qëndroni më shumë, duke lundruar në internet, ushtroni presion të panevojshëm në rektumin tuaj. Dhe hemorroidet janë një nga simptomat më serioze, e ndjekur nga prolapsi i zorrës së trashë.
Nëse keni nevojë të bëni një pushim gjatë ditës, mos nxitoni drejt celularit, provoni të meditoni ose të bëni disa ushtrime. Duke aktivizuar trupin tuaj, ju do të aktivizoni edhe trurin. Nëse meditimi nuk është gjëja juaj, mund t’i drejtoheni librave. Leximi do t’ju mbajë të përqendruar dhe ju nuk do të interesoheni për telefonin.
E shfrytëzoni kohën në tualet si një mënyrë për të shpëtuar.
Një studim në vitin 2016 zbuloi se shumë prej pjesëmarrësve përdorën telefonët e tyre në mënyrë që të shtypnin ndjenjat dhe emocionet negative. Gjithashtu, i njëjti studim tregoi se studentët po përdornin telefonët e tyre për të luftuar mërzinë e tyre. Si rezultat, përdorimi i vazhdueshëm i telefonave si një strategji përballimi mund të ketë një ndikim të rëndë në shëndetin tonë mendor.
Mbi, të gjitha ju po humbisni kohën tuaj. Sipas hulumtimit, të gjithë kalojmë mesatarisht 90 minuta në ditë në telefonët tanë, që është rreth 3.9 vjet në jetën tonë. Kjo do të thotë që telefonat mund të na tërheqin vëmendjen nga punët tona dhe aktivitetet tona të përditshme. Sipas këtij studimi, punonjësit harxhojnë rreth 5 orë në javë për gjëra që nuk lidhen me punën. Pra, në vend që të punonin, shumë njerëz pranuan se kontrollonin mediat e tyre sociale kur duhet të punonin.