Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që në këto zgjedhje në komunën e Vushtrrisë të marrë 6526 vota gjithsej, apo shprehur në përqindje rreth 20.14%.
Në një listë të siguruar nga mediumi lokal VushtrriaOnline shihet se bartësi i listës, Enver Hoxhaj është më i votuari me 4362 vota, i përcjellur nga Kurtan Kajtazi me 2589 vota, dhe Xhevahire Izmaku 2052 vota.
Menduh Abazi, si aderim i ri në PDK, në këto zgjedhje në komunën e Vushtrrisë si kandidat del të ketë marrë 1936 vota.
Isa Hajrizi ka siguruar 1929 vota.
Uran Ismaili, i dyti në listën e PDK-së sipas kësaj liste ka marrë 1036 vota.
Në mesin e kandidatëve me vota katër-shifrore është edhe Bedri Hamza, i cili ka arritur të sigurojë në Komunën e Vushtrrisë 1101 vota.