Kim dhe Kanye po divorcohen, ja sa është pasuria marramendëse që do të ndajnë!

Kim Kardashian bëri kërkesën për divorc nga burri i saj Kanye West,me të cilin ka qënë e martuar prej 7 vitesh, këtë të premte. Kim dhe burri i saj reper kanë ngrumbulluar një pasuri ekstreme ndër vite. Përflitet se pasuria e tyre i kalon 2 miliardë dollarët. “Ndarja është miqësore dhe nuk ka asnjë dramë mes tyre,” thanë personat e afërt me ish-çiftin.

Kanye, 43 vjeç, ka një pasuri prej 1.3 miliard dollarësh dhe Kim 780 milionë dollarë. Çifti me katër fëmijë, ka grumbulluar mbi 100 milionë dollarë në pasuri të patundshme, ka në pronësi një koleksion makinash prej 3.9 milionë dollarësh dhe zotërojnë bagëti me vlerë më shumë se 300.000 dollarë në fermat e tyre në Wyoming.

Kanye dikur është zënë me Revistën Forbes sepse ishte lënë jashtë listës së miliarderëve. Ai pretendon se ka më shumë se 3 miliardë dollarë pasuri. Pasuria e çiftit buron nga karriera muzikore e suksesshme e Kanye, linja e tij e veshjeve Yeezy dhe nga fitimet e Kim në rrugëtimin e saj 14-vjeçar në shfaqjen ‘Keeping Up With The Kardashians.

’ Ajo mund të fitojë rreth një milion dollarë për një postim në Instagram, plus që ka ndërmarrje të ndryshme biznesi, duke përfshirë kompaninë e saj të kozmetikës KKW Beauty dhe linjën e veshjeve SKIMS.