Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë humbur jetën 1,568 pacientë nga Covid-19. Rreth 66 mijë raste kanë rezultuar pozitive, ndërkaq 57 mijë e 385 pacientë janë shëruar.
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, raste aktive mbeten 6 mijë e 737.
Numri total i rasteve pozitive është 65,690 raste nga 280,071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,568 raste të vdekjes.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57,385 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,737”, thuhet në raportin e IKSHPK-së të publikuar të premten.