Në Kosovë janë 6,737 rast aktive me virusin COVID-19, numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 65,690 persona.
Ndërsa, numri total i të shëruarve nga koronavirusi është 57,385 raste dhe numri i të vdekurve ka arritur në 1,568 njerëz.
Gjatë të premtes janë shfaqur 340 raste të reja si dhe janë shëruar 411 persona, kurse kanë ndërruar jetë dhjetë pacientë.