Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Korrektuese së Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Sami Gashi, në një takim online prezantoi para Këshillit të Evropës planin strategjik dhe zhvillimor lidhur me themelimin, dhe funksionalizimin e Pilot Njësisë së Inteligjencës Korrektuese të Kosovës.
Para të pranishmëve, Gashi, prezantoi sipërfaqësisht organizimin strategjik mbi themelimin, funksionalizimin, progresin dhe sfidat nëpër të cilat rrjedhimisht ka kaluar Njësia e Inteligjencës Korrektuese të SHKK-së deri më tani.
Takimi online u zhvillua me kërkesë të Bashkimit Evropian, konkretisht nga Këshilli i Evropës në të cilin morën pjesë, ekspert nga Irlanda Veriore, Danimarka, si dhe zyrtarë të lartë të burgjeve dhe policisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.