Aleanca Kosova e Re (AKR), \vlerëson lartë organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 14 shkurtit, por beson se janë manipuluar votat në këtë parti që ishte në listë zgjedhore me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Sipas AKR-së, procesi zgjedhor në numrin e votave të partive politike ka shkuar në rregull deri në momentin kur ka filluar të numërohen votat për kandidatët për deputet.
“Rinumërimi i votave në të gjitha kutitë e votimit, brenda partive në rastin tonë brenda listës së LDK-së, ku pjesë e kësaj liste janë edhe kandidatët e AKR-së, të dala nga procesi zgjedhor i 14 shkurtit, është i pashmangshëm. Shumë informata që kanë arritur nga terreni tregojnë qartë se rezultatet brenda listës janë manipuluar nga Komisionerët e papërgjegjshëm në Qendrat e votimit”, thuhet në reagimin e AKR-së.