Majlinda Kelmendi në kategorinë 52 kilogram ka arritur që ta mposht rusën Alenyz Kuznetsova.
Në Grand Slamin e Tel Avivit, Majlinda Kelmendi po tregon fytyrën e saj të vërtetë të kampiones, duke fituar edhe një herë tjetër, shkruan lajmi.net.
Fitoren e parë Majlinda e arriti ndaj Annika Wufel, ndërsa tani ka mposhtur edhe Alenyan.
Në këtë garë, Kosova po përfaqësohet edhe nga Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.
Të dy duelet e fituara, Majlinda i ka arritur përmes IPPONit dhe tani ka kaluar në gjysëmfinale.