rganizata joqeveritare GERMIN përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
Sipas GERMIN-it, deri mbrëmë janë verifikuar 5778 zarfe, ku prej tyre janë aprovuar 4146, ndërsa janë refuzuar 1632, transmeton “Zeri.info”.
Zarfet e refuzuara pritet të rishqyrtohen edhe një herë nga KQZ-ja.