Disa të dhëna të reja të raportuara nga PCMag tregojnë se iPhone 12 Pro Max, 12 Pro dhe 12 janë tashmë tre telefonët më të shitur me rrjetin 5G në SH.B.A.
Telefonat që janë vetëm katër muaj të vjetër flasin shumë për popullaritetin e vazhdueshëm të iPhone në SHBA dhe sesa i madh roli që modelet e reja të iPhone do të kenë në rritjen e përdorimit të rrjetit 5G në këtë vend.
Këto raporte vijnë nga të dhënat e shitjeve të firmës kërkimore M Science dhe informacioni i mbledhur nga përdoruesit e Ookla Speedtest.
M Science ndjek shitjet kumulative të telefonave 5G në SH.B.A. Ky grup i të dhënave përfshin shitjet që nga java e 23 janarit dhe veçanërisht nuk përfshin telefonat e serisë Galaxy S21, të cilët nuk kishin filluar shitjen në atë moment.