Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur pesë persona si pasojë e COVID-19.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes.