297 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 297 raste të reja pozitive me koronavirus.

Dy të vdekur janë nga Prishtina (81, 53 vjeç) dhe nga një në Ferizaj (79 vjeç), Rahovec (80 vjeç) dhe Suharekë (57 vjeç).

Numri total i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 1553.

Ndërkohë 297 raste pozitive janë regjistruar nga testimi i 2667 mostrave.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 65.065.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 311 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 56.655. Janë 6857 raste aktive.