Paris Saint-Germaini (PSG), ka bërë hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit, Parisi fitoi 4:1 në “Camp Nou” ndaj Barcelonës.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 10 mars në “Parc des Princes” të Parisit.
Barça kaloi në epërsi në minutën e 27-të kur realizoi Lionel Messi nga pika e bardhë. Por Parisi i inspiruar nga superylli Kylian Mbappe, përmbysi rezultatin dhe arriti te fitorja e lartë.
Mbappe barazoi shifrat në minutën e 32-të dhe kaloi në epërsi Parisin në minutën e 65-të. Moisen Kean realizoi për 3:1 në minutën e 70-të, ndërsa Mbappe kompletoi “hat-trickun” në minutën e 85-të.