Kaq vota kanë marrë Osmani, Hoti, Hoxhaj, Haradinaj dhe Limaj në Obiliq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar Formularët e Përputhjes së Rezultateve në 34 vendvotimet në Komunën e Obiliqit.

Sipas rezultatit në këta formularë, numri dy në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka marrë 4 mijë e 278 vota.


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, në Obiliq ka marrë 799 vota.

E ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë 868 vota.


Ndërkaq, Ramush Haradinaj, që në këto zgjedhje tha se është kandidat për president, ka marrë 1 mijë e 26 vota.

Fatmir Limaj këtu mori vetëm 80 vota.