Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës Vjosa Osmani, e ka bërë publike letrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, që i ka dërguar asaj me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Osmani tha se kjo letër rithekson raportet e fuqishme ndërmjet dy popujve.
“Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë”.
Ajo falënderon SHBA-të për mbështetjen e pazëvendësueshme.
“Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ”.