Levizja “Vetëvendosje” është renditur partia e parë në qytetin e Kaçanikut, me 8759 vota apo 57.95%.
Indeksonline ka publikuar rezultatet e votave të disa prej kanditatëve të listës së LVV-së.
Kësisoj, Vjosa Osmani mori 5496 vota nga qytetarët e Kaçanikut. Ndërsa, numri 3 në listën e LVV-së, Glauk Konjufca siguroi 3474 vota.
Kurse, kandidati i kësaj komune, Milazim Salijaj fitoi 5451 vota.