Bislimi pas humbjes së LDK–së dhe dorëheqjes së Mustafës: Duhet të marrim mësim

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Faton Bislimi, ka folur për rënien e madhe të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan dje në Kosovë, shkruan Gazeta Stop. 

Bislimi tha se LDK e mori sinjalin se është larg suksesit në garat elektorale në zgjedhjet e fundit në Komunën e Podujevës. 

“Zgjedhjet e 14 shkurtit janë dekurajuese për LDK-në. Rënia është evidente, por duhet të marrim një mësim të madh nga i cili duhet të dalim sa më të fuqishëm. Ndarjet na kanë dëmtuar që nga 2007 e këndej dhe gjithmonë kemi pasur fraksione të ndryshme, të cilat kanë cenuar votën në zgjedhje nacionale ose komunale. Por humbja duhet të shërbejë si mësim dhe t’i kthehemi vetes”, u shpreh ai në TV Dukagjini. 

Për shkak të rezultatit të dobët të LDK-së në këto zgjedhje, sot kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.