Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë demokratike të treguar në zgjedhjet e përgjithshme.
“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare”, është shprehur Meta, transmeton KlanKosova.tv.
Meta është shprehur se përshëndet pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët, sipas tij, sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre”.
“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian dhe konsolidimit të shtetit demokratik”.
“Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”.