Sulmuesi Kylian Mbappe nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij edicioni. Mediumet franceze kanë njoftuar të hënën se Mbappe ka vendosur të jetë pjesë e ekipit francez deri në fund të sezonit të ardhshëm kur edhe do ti skadojë kontrata.
Mësohet se Mbappe dëshiron ta respektoj deri në fund kontratën e tij me PSG-n, përpara se të largohet si futbollist i lirë drejt një klubi tjetër të madh të Evropës. 22-vjeçari këtë edicion ka shënuar 18 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 28 paraqitje për PSG-n, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2017 nga Monaco.