PDK s’ia lë askujt Skënderajn e Drenasin, e mund bindshëm Vetëvendosjen në këto dy komuna

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave nga zgjedhjet e djeshme.

Deri më tani procesi i numërimit ka kaluar në mbi 98 përqind dhe kësisoj po i afrohet fundit të numërimit.

Nga rezultatet e përgjithshme del që Lëvizja Vetëvendosje është parti fituese, kurse PDK renditet si parti e dytë.

E padyshim PDK arriti që të fitojë edhe dy bastionet e saj, Skënderajn dhe Drenasin.

Në Gllogoc ku edhe janë numëruar 98.21% e votave PDK arriti të sigurojë 13 mijë e 390 vota apo përkthyer në përqindje 64.03%, transmeton lajmi.net.

Ndërsa në Skënderaj është bërë numërimi i 90.12% e votave, ku PDK ka arritur  të grumbullojë  12 mijë e 105 vota apo 72.54%.

Në të dyja komunat Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë mbi 3 mijë vota.

Siç duket për PDK-në ishte e lehtë t’i ruaj këto dy bastione, ku Drenasi drejtohet nga Ramiz Lladrovci i kësaj partie, kurse Skënderaj nga Bekim Jashari.