Ironizon babai i Rron Gjinovcit: Nuk të gjetëm në listë – pse i jepshe zor qe një muaj, na ke tranu

Babai i Rron Gjinovcit, i cili njihet se ndan bindje të tjera politike me djalin e tij, përmes një statusi në Facebook ka ironizuar me paraqitjet e përditshme të Rronit në debate televizive, ku shpeshherë dinte të ishte edhe i zhurmshëm.

Arbër Gjinovci ka ironizuar duke shkruar se ai dhe bashkëshortja e kërkuan emrin e Rronit në listë, por pastaj e kuptuan se ai nuk ishte në garë.

“Pse i jepshe qaq zor qe nje mujë na ke tranu!”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Rron Gjinovci, unë dhe jote më, desh jemi mytë me komisionera tu e lyp emrin tond por nuk ishe ne garë 😊

Pse i jepshe qaq zor qe nje mujë na ke tranu!