Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 votues.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se deri tani nuk është raportuar për incidente.
“Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.3 % të votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Procesi po vijon normalisht, nuk ka raportime për incidente”, ka thënë ajo.
Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në ora 15:30.