Edhe një rast me koronavirus, shkon në 126 numri i të prekurve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se është konfirmuar edhe një rast me koronavirus në Kosovë. Numri total i të prekurve ka shkuar në 126 persona të infektuar me korobavirus, shkruan Gazeta Stop.

“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pomologjisë, ku një prej të cilëve rezultoi pozitive”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Aty bëhet e ditur se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen.