Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në një intervistë për gazetën inFokus, ka folur kryesisht për pakon emergjente, si masë që e morri qeveria për ndihmën ndaj ekonomisë së vendit.
Kjo pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi i ri, shkruan gazeta inFokus.
Kriza ka prekur edhe mediat dhe gazetarët të cilët pavarësisht kësaj vazhdojnë punën, ndërsa ka pasur edhe dilema për atë që në pakon emergjente nuk është e përfshirë si kategori.
Megjithatë, në këtë intervistë, Bislimi ka treguar se si do të ndihmohen mediat përmes kësaj pako të aprovuar nga Qeveria e Kosovës.
“Kam mendu për ekonominë e vendit, ku janë tri shtylla, familjet, bizneset edhe financat e shtetit, tash si gazetar është familje, mundësisht fiton nga një skemë 1.1 ose 1.2 nëse është familje ose është punëmarrës ku punëdhënësi i tij është në vështirësi përfiton nga skema 1.3 do të thotë ti je pjesë siç është kuzhinieri, punëtori i ndërtimtarisë, si çdo punëmarrës, media është e përfshirë si biznes, nëse media thotë ne kemi rënie të të hyrave, atëherë ata kanë mundësi t’i përdorin masat 1.3, masat 1.10, ose 1.10 dyshi që mund me shku edhe më shumë, si çdo biznes edhe mediat janë të përfshira, por pako speciale për mediat nuk mundemi me dizajnu”, ka thënë Bislimi.