953 raste të reja dhe 12 persona humbin jetën nga koronavirusi në Shqipëri

Janë kryer 3485 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 953 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 3485 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 953 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik, Lobohovë, 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.