56 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.
Në njoftimin e spitalit bëhet e ditur se 40 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe tre janë në respirator (CPAP).
Ndërsa, 12 pacientë të infektuar me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“56 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.