Modelja dhe njëherësh aktorja, Arta Nitaj, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Bukuroshja brune përmes imazheve dhe videove të ndryshme mban të azhurnuar 297 mijë ndjekësit, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Arta ka ndarë një fotografi, me të cilën ngjalli reagime pozitive.
Ajo kësaj radhe kishte zbërthyer këmishën unike, ndërsa kishte vënë në pah tiparet e formësuara trupore.
Flokët brune i kishte lakuar duke i lënë të lira mbi supe, teksa për makijazh ka shkuar me disa nuanca më të errëta.