Tre persona humbin jetën nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Gjakovë një rast (84 vjeç), Prishtinë një rast (76 vjeç) dhe Prizren një rast (78 vjeç).

Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1 mijë e 532.