Cristiano Ronaldo ndihet i lumtur te Juventusi dhe klubi po ashtu është i lumtur me portugezin.
CR7 sapo ka festuar ditëlindjen e 36-të, por portugezi nuk e ndien moshën dhe për këtë flasin numrat që janë në favor të tij.
Por, mbi të gjitha, ajo që nuk i mungon kurrë sulmuesit është pesha e imazhit të tij, i cili edhe në kohë pandemie ka sjellë miliona në Torino, duke zbutur humbjet e klubit, pasi stadiumi tashmë ka mbetur pa shikues shkaku i pandemisë.
Presidenti i klubit, Andrea Agnelli kërkon ta zgjasë edhe për një vit më shumë bashkëpunimin me Ronaldon, pasi kontrata aktual mbyllet në vitin 2020.
Sa i përket vitit që i ofrohet rinovim, klubi i ofron lojtari 25 milionë euro, jo 31 sa është paga aktuale.
Kjo diferencë nuk pritet që të hapë probleme, përkundrazi nënshkrimi mes palëve duket fare pranë. /Telegrafi/