Raka: Varianti i ri i COVID-19 duhet të jetë alarm për të gjithë, sidomos gjatë fushatave zgjedhore

Mikrobiologu, Lul Raka, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga COVID-19, sidomos gjatë fushatës zgjedhore.

Raka, tha se varianti i ri i COVID-19 duhet të jetë alarm për të gjithë. 

“Nga dëshmitë e shteteve që janë ballafaquar me këtë variante në radhë të parë në Britani të Madhe, sepse fillimisht aty është identifikuar në shtatorë, për dy muaj, ky variante është bë mbizotërues. Nëse shpejtësinë e përhapjes e ka deri në 70 për qind më të lartë, atëherë, kjo do të thotë se një numër i madh i njerëzve mund të infektohen për një periudhë kohor shumë më të shpejtë. Kjo automatikisht do ta rriste numrin e vdekjeve. Prandaj këto varianta duhet të jenë alrmë për të gjithë, sidomos në këtë kohë të fushatës”, tha Raka.

Tutje, mikrobiologu bërë të ditur se dozat e para të vaksinës antiCOVID do të vijnë gjatë muajit shkurt. 

Raka tha se kur fillon një shkallë më e lartë e vaksinimit, gradualisht do t’i kthehemi normalitetit.

“Kosova nuk po vonohet përfundimisht, shkurti ka filluar dje. I kemi edhe disa javë edhe dozat e para sipas planifikimit do të vijnë gjatë muajit shkurt kur do të fillon vaksionimi i grupeve më të rrezikuara. Gradualisht pas vaksinimit, kur fillon një shkallë më e lartë e vaksinimit, gradualisht do t’i kthehemi normalitetit. Besoj që në pjesën e dytë të vitit do të kemi një kthim gradual. Nuk do të jetë kthim i menjëhershëm, sepse vaksinimi do të jetë sfidë, mirëpo, viti 2021 do të jetë vit i fitores”, tha Raka në RTV21.

Sipas Rakës, përparësi e vaksinës antiCOVID është se ajo mund të modifikohen në mënyrë që t’i kundërpërgjigjet varianteve të reja të viruseve.

“Vaksina ka efekt ndaj këtij varianti edhe pse në variantin e Afrikës së Jugut efekti ka zënë me ra. Mirëpo, përparësi e vaksinave të teknologjisë së fundit është se edhe nëse ka ulje të konsiderueshme të efektivitetit të vaksinës, gjë që nuk ka ndodhë deri tash, këto vaksina mund të modifikohen që brenda gjashtë javëve ta përgatisin versionin e ri të vaksinës për t’ju kundërpërgjigjur varianteve të reja të viruseve”, tha Raka.