Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, mëson Klan Kosova.
Arsyet e dorëheqjes së saj janë personale.
Ndërkaq, zëvendësimi i saj pritet të bëhet gjatë ditëve të fundjavës ose të hënën.
Ajazaj-Berisha ka qenë në këtë pozitë gjatë mbingarkesës së kësaj klinike nga pandemia.