Parashikimi i Valon Sylës: Kaq përqind mund të arrijë Kurti

Gazetari kosovar, Valon Syla, i cili është edhe panelist i rregullt në emisionin Pressing të T7, thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund të arrijë në asnjë mënyrë mbi 50% të votave.

Syla ka thënë se Kurti mund të shkojë deri në 40.5 %, e që i bie 110 mijë vota më shumë se sa që kishte në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Për elektoratin kosovar.Referendum eshtë mbi 50%. Albin Kurti s’mund i merr mbi 330.000 vota që i bjen 39.5%, apo max 40.5%… 221.000 i kishte në zgjedhjet e fundit”, ka shkruar Syla.

Ai tutje ka elaboruar edhe punën e zgjedhjet së presidentit. Sipas Sylës, se kush do të ulet në karrigen e të parit të shtetit duhet të caktohet para krijimit të Qeverisë, përndryshe thotë se do të shkohet në zgjedhje të reja.

“Presidenti, duhet të zgjedhet para Kryeministrit dhe Qeverisë, pas konsolidimit të Kuvendit… ndryshe, shkohet automatikisht në zgjedhje të reja. Magjistarët e sondazheve, i jepin zor për ta arritur Referendumin e Kurtit”, ka shkruar Syla.

Derisa në fund ka paralajmëruar edhe ndonjë lëvizje të Gjykatës Speciale, e të cilën Kurti mund ta shfrytëzojë për të provuar që të arrijë 50 %.

“Haga Speciale mundet të godet përsëri, gjatë, apo pas zgjedhjeve. Albin Kurti llogaritë edhe këtu për tu futur në zgjedhje të reja… për ta provuar përsëri arritjen e 50% në qershor e tutje… deri atëherë, elektorati do ta kuptoj se ka punë me një ‘autist politik’ i cili se kupton as kompromisin politik, veç bllokimin dhe përzënien e atyre që e kundërshtojnë. Se kupton as ekonominë, as gjeopolitikën, e as nevojat reale të elektoratit kosovar, që dëshiron ligjvënie, jo ideologji, stabilitet dhe ekonomi e jo recitale, që dëshiron paqe dhe Viza për BE dhe jo viktimizim dhe zhbërje të historisë”, ka përfunduar Valon Syla.