Sulmuesi Sergio Aguero pritet të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në afatin kalimtar të verës. Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se Aguero në parim ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe ekipit spanjoll do t’i bashkohet si lojtar i lirë pas përfundimit të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Manchester Cityn.
Me transferimin e tij te Barcelona, Aguero do të kthehet në Spanjë pas një dekade të kaluar te Manchester City, me të cilin ekip ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë.
Sulmuesi 32-vjeçar këtë edicion ka pasur telashe me lëndime dhe deri më tash ka regjistruar nëntë paraqitje ku ka shënuar dy gola në të gjitha garat për Cityn.
Tek ekipi anglez u transferua në verën e vitit 2011 nga Atletico Madridi për 45 milionë euro dëmshpërblim.