Gjobit Vetëvendosje për tubimin e mbrëmshëm në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje sot është ndëshkuar nga Inspekcioni i Prishtinës pasi mbrëmë mbajti një tubim të madh me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do mbahen, më 14 shkurt, shkruan IndeksOnline.

Qindra njerëz mbrëmë ishin mbledhur në Prishtinë për të dëgjuar planprogramin e Lëvizjes Vetëvendosje, me ç’rast shkelen rregullat antiCovid.

Për këtë, drejtori i Inspekcionit, në Prishtinë, Adonis Tahiri ka njoftuar se ka gjobitur me 2 mijë euro LVV-në.

“Askush mbi ligjin!

Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemise.

2.000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë!”, tha ai.

Kjo është gjoba e dytë për këtë subjekt politik.