Si është gjendja e të riut që u plagos në Prishtinë, flasin nga QKUK-ja


Gjendja e personit të plagosur, R.G para pak minutash në Prishtinë është e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga QKUK-ja, ku thonë se personi është plagosur kryesisht në shpinë.

“Gjendja është stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.  Ai u plagos kryesisht në shpinë”, thonë nga QKUK-ja. 

Lajmin për plagosjen e një personi, e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth  orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, tha Borovci.