E la tre muaj në dollap tiketën e lotarisë, s’e dinte që ka fituar 1.6 milion dollarë

Një burrë nga Australia mori vesh se ka fituar 1.6 milion dollarë në lotari pasi e gjeti tiketën fituese në dollap tre muaj pasi e kishte blerë.

Personi nga Canberra ishte një nga katër fituesit e shortit të tërhequr në tetor të vitit të kaluar, pa e ditur se mund të tërhiqte 1 milion e 614 mijë dollarë, shkruan Daily Mail.

Ai thotë se nuk mund të besonte që 1.6 milion dollarë kanë qenë duke qëndruar në dollap për muaj të tërë. “Nuk i kontrolloj tiketat tërë kohën. I kontrolloj vetëm çdo tre muaj apo kështu diçka”, tha australiani.

“Më në fund fillova ta kontrolloj tiketën dhe nuk mund të besoja se ajo ka qenë në dollap tërë kohën”, shtoi ai, duke thënë se nuk po i pritet që ta ndiejë lirinë financiare, ndonëse do të vazhdojë të punojë.

Numrat fitues të tiketës së blerë më 24 tetor 2020 ishin 31, 38, 3, 30, 23 dhe 45.