Juventusi e ka konfirmuar skuadrën e lojtarëve që do të luajnë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Bianconerët nuk kanë bërë asnjë ndryshim në afatin kalimtar të janarit, pos largimit të Sami Khediras, i cili megjithatë nuk kishte luajtur aspak këtë sezon.
Ekipi i Andrea Pirlos ka mbetur i paprekur me disa lojtarë të rinj interesantë që ndodhen në listën B.
Zonja e Vjetër do ta fillojë fazën e eliminimit direkt të garës së madhe evropiane me ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Portos më 17 shkurt.