Pas orës 00:00, zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore, për liderët partiakë të cilët i hyjnë garës së zgjedhjeve parlamentare për 14 shkurt.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, duket që për shkak të pandemisë, nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë ku liderët e subjekteve do t’ju drejtoheshin masës me mesazhe, njofton Gazeta Stop.
Po ashtu, për dallim nga herët tjera, kjo fushatë për zgjedhje të parakohshme zgjatë vetëm 10 ditë.